Kina po shfrytëzon pandeminë e COVID-19 për të rifituar pozitën e saj politike dhe ekonomiken. Sipas New York Times që nga fundi i marsit, Kina ka raportuar vazhdimisht zero raste të reja me COVID-19, duke propaganduar se ka fituar betejën me virusin. Të mërkurën qytetarët në Vuhan, iu rikthyen jetës normale.
Në total, vendi ka raportuar rreth 84 mijë të infektuar dhe rreth 3,300 vdekje – një kontrast me Shtetet e Bashkuara, të cilët raportuan më shumë se 399,000 të infektuar dhe Spanjën e Italinë, ku secila raporton më shumë se 135,000 të infektuar dhe mijëra të vdekur.
Ekspertët e shëndetit publik pohojnë se Kina po fsheh të infektuarit. Tashmë janë ngritur dyshime se autoritetet kineze po manipulojnë shifrat e të infektuarve të rinj me koronavirus duke mos raportuar rastet asiptomatike.
Kina për javë të tëra gjithashtu refuzoi të zbatojë udhëzimet nga OBSH, e cila rekomandon që vendet të përfshijnë pacientët asimptomatikë në numrat e tyre zyrtarë. Zyrtarët filluan vetëm raportimin e tyre pjesërisht në 1 Prill, për shkak të presionit publik.
Shumë ekspertë pohojnë se mospërfshirja e rasteve asimptomatikë tek numri zyrtar do të ndikojë në përhapjen e shpejtë të pandemisë nga personat pa simptoma e tjerë duke shtuar numrin e të infektuarve.