Kina shton me 50% numrin e viktimave me Covid-19

Nga Exit News
Kina shton me 50% numrin e viktimave me Covid-19

Autoritetet në Wuhan, epiqendra e shpërthimit të koronavirusit, kanë shtuar numrin e viktimave me Covid-19 me 1290 të tjerë, një rritje prej 50 përqind krahasuar me numrin zyrtar të viktimave deklaruar deri më dje.

Tani Wuhani deklaron 3869 viktima, nga 2579 viktima që deklaronte më parë.

Wuhan shtoi me 325 pacientë dhe totalin e të infektuarve, që tashmë shkon në 50,333.

Deklarata, e publikuar në televizionin shtetëror kinez, thekson se rishikimi i numrit të viktimave është për shkak të vonesave në raportim.

Autoritetet thanë se rritja e pacientëve në fillimin e shpërthimit shkaktoi mungesë të stafit mjekësor dhe vendeve në spital, që do të thotë se disa pacientë nuk mundën të shkonin në spital dhe vdiqën në shtëpi.

Në kulmin e epidemisë, sipas autoriteteve spitalet dhe stafi mjekësor ishin të mbingarkuar, kështu që shumë viktima ishin raportuar me vonëse dhe disa pacientë që vdiqën ishin regjistruar me detaje jo të plota.

Lëvizja e Kinës ka të ngjarë të nxisë spekulimet në lidhje me saktësinë e të dhënave të saj, të cilat janë vënë në pikëpyetje publikisht dhe nga Presidenti Donald Trump.

Që prej disa javësh ekspertët e shëndetit publik pohojnë se Kina fshehu të infektuarit. Tashmë janë ngritur dyshime se autoritetet kineze po manipulojnë shifrat e të infektuarve të rinj me koronavirus duke mos raportuar rastet asiptomatike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>