Kina synon të riciklojë 60% të mbetjeve deri në 2025

Nga Exit News
Kina synon të riciklojë 60% të mbetjeve deri në 2025

Kina synon të bëjë të ripërdorueshme rreth 60% të mbetjeve në zonat e saj urbane deri në vitin 2025, ndërsa përpiqet të përmirësojë kapacitetet e saj të trajtimit të plehrave pasi nuk arriti të përmbushë disa nga objektivat e vendosur për periudhën 2016-2020,

Trajtimi i sasive në rritje të mbeturinave është shfaqur si një nga sfidat më të mëdha me të cilat po përballet Kina, me rritjen e popullsisë urbane që konsumon më shumë dhe shumicën e qyteteve të mëdha të rrethuara nga fushat e depozitimit të mbetjeve.

Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës (NDRC) tha se kapaciteti i trajtimit të mbetjeve urbane arriti në 1.27 milion ton në ditë vitin e kaluar, 63% më shumë krahasuar me 2015, raporton Reuters. Megjithatë disa zona ende e kanë të vështirë të përballen me vëllimet në rritje të plehrave.

Gjysma e qyteteve të Kinës nuk kishin ndërtuar impiante të djegies së mbeturinave dhe shumë qytete në rajonet qendrore dhe perëndimore gjithashtu kishin dështuar të përmbushnin objektivat për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, tha NDRC.

Kina do të rrisë gjithashtu në rreth 65% nivelin e djegies së plehërave në inceneratorë, 20% më shumë nga viti i kaluar.

Kina po nxjerr rregullore që i detyron njerëzit të klasifikojnë plehrat e tyre dhe gjithashtu po kufizon në mënyrë të qëndrueshme objektet plastike një-përdorimshe dhe mbeturinat e paketimit jo të riciklueshme. Ajo gjithashtu ka ndaluar importet e mbetjeve të huaja.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>