KLGJ shqyrton kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit që liroi Gerd Gjeneralin

Nga Exit News
KLGJ shqyrton kërkesën e ILD për shkarkimin e gjyqtarit që liroi Gerd Gjeneralin

Këshilli i Lartë Gjyqësor po shqyrton kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Korçës, Markelian Kuqo.

Gjatë mbledhjes ditën e premte, mori pjesë dhe gjyqtari Kuqo i cili u pyet nga KLGJ mbi lirimin e kriminelit, Gerd Gjeneralit.

Ai pohoi se nuk është dakort me ILD dhe se nuk ka informacion mbi arsyet e procedimit ndaj tij.

“‘S’jam dakord me pretendimet e ILD. KLGJ të shqyrtojë problematikën se për çfarë ndodhem. S’kam komunikim zyrtar se pse ndodhem në procedim. Nuk kuptoj arsyet pse nisi hetimi disiplinor ndaj meje. Faktet kishin natyrë paragjykuese, në mungesë të argumentit”

Më 3 gusht, ILD rekomandoi shkarkimin e gjyqtarit Markelian Kuqo, pasi ka liruar nga burgu, në mënyrë të dyshimtë, Gerd Gjeneralin, i njohur si një prej ‘të fortëve të Tiranës’.

Gjyqtari i Korçës Kuqo, në shkurt 2019, vendosi lirimin me kusht të Gerd Gjeneralit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Itali në vitin 1997.

Pas vendimit për lirimin e Gjeneralit, Ministria e Drejtësisë kërkoi hetimin e rastit.

Gerd Gjenerali (Gjinarari) ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Itali në fillim të viteve 2000, për akuzën e vrasjes për hakmarrje të Naim Zyberit dhe dy shqiptarëve të tjerë.

Ai u transferua në Shqipëri në vitin 2014 për të vuajtur dënimin.

Katër vjet pasi u trasferua në Shqipëri ai ka kërkuar në Gjykatën e Korçës lirimin me kusht dhe pas rreth 10 seancash gjyqtari Markelian Kuqo ka pranuar kërkesën e tij.

Shkak për pranimin e kërkesës së lirisë me kusht ishin sipas gjyqtarit Kuqo, deklaratat e Kuqos se ai “ka bërë përpjekje për shuarjen e pasojave të veprave penale” dhe se ka normalizuar plotësisht “marrëdhëniet me trashgimtarët e viktimave”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>