Këshilli i Lartë i Gjyqësorit (KLGJ) shtyu vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Krujës Enkeleda Hoxha, më 25 shkurt. Shtyrja e vendimit u kërkua nga avokati i gjyqtares, dhe u kundërshtua nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani.
KLGJ shqyrtoi të martën kërkesën e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e gjyqatres së Krujës Enkeleda Hoxha, pas lirimin nga burgu të Hekuran Billës.
Ndërsa, te henën, institucioni i drejtësisë vendosi të hënën pezullimin nga detyra të gjyqtares.
Gjyqtarja Hoxha u arrestua më 11 shkurt nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) për lirimin e kriminelëve të rrezikshëm, në këmbim te parave.
Sëbashku me të u arrestuan edhe 7 persona të tjerë.