Klodiana Lala nderohet me çmimin e parë për gazetari investigative

Nga Exit News
Klodiana Lala nderohet me çmimin e parë për gazetari investigative

Bashkimi Europian i akordoi çmimin e parë për gazetarinë investigative për vitin 2019-të, gazetares Klodiana Lala.

“Cmimin e parë juria ja ka dhënë Klodiana Lalës për “Përgjimet zbulojnë rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave”. Ky cmim i jepet gazetares për një investigim të kujdesshëm,verifikim të fakteve dhe vendosmëri për të hedhur dritë mbi një fenomen të pranishëm në shoqërinë shqiptare por që rrallë është verifikuar tërësisht. Puna e guximshme e Klodianës dhe verifikimi i burimeve e bëjnë këtë artikull të besueshëm dhe me ndikim në shoqërinë shqiptare.” u shpreh kryetarja e jurisë, Albana Kasapi.

Ndërkohë çmimi i dytë për gazetari investigative iu dha Merxhan Dacit nga ‘Faktoje.al’ dhe çmimi i tretë Andi Malasit nga Top Channel.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>