Ministri Blendi Klosi ka deklaruar se aktualisht ekzistojnë rreth 26 mijë vende pune të lira. Këtë informacion ai e bëri të ditur në takimin e djeshëm të Këshillit Kombëtar të Punës.
Sipas Ministrit, këto vende po mbeten bosh për shkak të mungesës së punonjësve të kualifikuar.
Ndërkohë, shifrat e dhëna nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit janë shumë larg atyre të paraqitura nga Ministri Klosi. Në faqen zyrtare të këtij shërbimi, numri i vendeve të disponueshëm është vetëm 2300, gati 12 herë më pak nga shifrat e paraqitura nga Ministri.