Klosi: Turizmi i rrënuar plotësisht, por nën masa të rrepta ka ende shpëtim

Nga Exit News
Klosi: Turizmi i rrënuar plotësisht, por nën masa të rrepta ka ende shpëtim

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka njoftuar qytetarët se sezoni veror do të zhvillohet sipas rregullave të ashpra të distancimit social dhe higjienës.

Në një intervistë për Report Tv, ministri Klosi tha se kjo pandemi e ka goditur rëndë turizmin, por për Shqipërinë ka ende mundësi shpëtimi nëse qytetarët dhe bizneset zbatojnë masat:

“Turizimi është një sektor që ka stopuar në mënyrë të menjëhershme. Por them që do e kalojmë duke parë disa karakteristike të veçanta, si fakti që kemi 12 muaj turizëm në gjithë Shqipërinë.

Turizmi s’mund të arrijë në shifrat e 2019-ës pasi sot është i rrënuar tërësisht.

Nuk ka përgjigje për pyetjen a do të shkojmë në plazh. Por do të fillojnë më rregulla shumë të forta sa i takon higjenës, distancës në plazh, do të kufiozohen festat, partyt, por do të jetë sërish një biznes që do të punojë me rregulla të reja, me mendësi të re.”

Lidhur me hapjen e fluturimeve ministria tha se ai nuk është vendim që i takon vetëm Shqipërisë, por të gjithë vendeve dhe duhet marrë në rast se situata me numrat e të infektuarve përmirësohet:

“Hapja e kufijve nuk mund të jetë vetëm shqiptare, është rajonale, europiane, botërore. Po diskutohet të hapen fluturime të kontrolluara ku më tepër se pasaporta me emër me mbiemër, do të ketë rëndësi pasaporta shëndetësore. Pa dalë vaksina do ta kemi të vështirë të kthehemi në normalitet.

Nëse situata fillon të marrë për mirë, dhe të kufizohet aq sa mundemi në raportin e higjienës, besoj se do të fillojnë fluturimet, nga qershori me fluturimet e para shumë më tepër të kontrolluara për të hapur mundësi për udhëtime charter.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>