Prokuroria e e Përgjithshme njoftoi të hënën mbylljen e garës për zëvendësimin e Arben Dollapajt dhe Besnik Canit.
Në një njoftim zyrtar, PP bën të ditur se kanë kandiduar 5 kandidatët e mëposhtëm.
- Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;
- Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
- Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;
- Albert Kulici, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
- Elona Avni Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.
Me 23 dhjetor, Prokuroria e Përgjithshme hapi garën pë zëvendësimin e Arben Dollapaj dhe Besnik Canit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ligji parashikon procedurën e mëposhtëme për zëvendësimin e Dollapaj dhe Canit.
Së pari duhet të hapet thirrja nga Prokurori i Përgjithshëm . Brenda 15 ditëve nga hapja e thirrjes duhet që prokurorët të shprehin interesin dhe të dorëzojnë dokumentacionin e përcaktuar në ligjin “Për organet e drejtësisë”.
Me mbarimin e afatit të përcaktuar duhet brenda 7 ditëve Prokurori i Përgjithshëm verifikon kushtet ligjore dhe listën me kandidatët që plotësojnë kushtet ja dërgon KPK. Brenda 3 muajve nga data e shprehjes së interesit KPK bën rivlerësimin e kandidatëve.
Me mbarimin e procesit të rivlerësimit të të gjithë kandidatëve KPK i përcjell emrat që e kanë kaluar me sukses procesin Prokurorit të Përgjithshëm.
Brenda 3 ditëve nga marrja e listës Prokurori i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve ku do të votojnë për prokurorët që do të zëvendësojnë Dollaoajn dhe Canin.
Në qeshor të 2020 mbledhja e përgjithshme e prokurorëve u shty për shkak të pandemisë së Covid-19.
KLP ka 9 nga 11 anëtarë që duhet të ketë, për shkak të procesit të vetingut. Ish-prokurorët Besnik Cani dhe Arben Dollapaj u shkarkuan nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).