Prokuroria e e Përgjithshme bën publik kandidatët për vakancat në KLP

Nga Exit News
Prokuroria e e Përgjithshme bën publik kandidatët për vakancat në KLP

Prokuroria e e Përgjithshme njoftoi të hënën mbylljen e garës për zëvendësimin e Arben Dollapajt dhe Besnik Canit.

Në një njoftim zyrtar, PP bën të ditur se kanë kandiduar 5 kandidatët e mëposhtëm.

  1. Moisi Duda, prokuror, Prokuroria e Apelit, Durrës;
  2. Zeqir Hoda, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë;
  3. Eloida Goxhi, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat;
  4. Albert Kulici, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë;
  5. Elona Avni Alvora, prokuror, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë.

Me 23 dhjetor, Prokuroria e Përgjithshme hapi garën pë zëvendësimin e Arben Dollapaj dhe Besnik Canit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Ligji parashikon procedurën e mëposhtëme për zëvendësimin e Dollapaj dhe Canit.

Së pari duhet të hapet thirrja nga Prokurori i Përgjithshëm . Brenda 15 ditëve nga hapja e thirrjes duhet që prokurorët të shprehin interesin dhe të dorëzojnë dokumentacionin e përcaktuar në ligjin “Për organet e drejtësisë”.

Me mbarimin e afatit të përcaktuar duhet brenda 7 ditëve Prokurori i Përgjithshëm verifikon kushtet ligjore dhe listën me kandidatët që plotësojnë kushtet ja dërgon KPK. Brenda 3 muajve nga data e shprehjes së interesit KPK bën rivlerësimin e kandidatëve.

Me mbarimin e procesit të rivlerësimit të të gjithë kandidatëve KPK i përcjell emrat që e kanë kaluar me sukses procesin Prokurorit të Përgjithshëm.

Brenda 3 ditëve nga marrja e listës Prokurori i Përgjithshëm thërret Mbledhjen e Përgjithshme të Prokurorëve ku do të votojnë për prokurorët që do të zëvendësojnë Dollaoajn dhe Canin.

Në qeshor të 2020 mbledhja e përgjithshme e prokurorëve u shty për shkak të pandemisë së Covid-19.

KLP ka 9 nga 11 anëtarë që duhet të ketë, për shkak të procesit të vetingut. Ish-prokurorët Besnik Cani dhe Arben Dollapaj u shkarkuan nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA).

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>