Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të tranferojë sot në prokuroritë e rretheve prokurorët e Krimeve të Rënda që nuk janë pjesë e SPAK-ut, duke shkrirë kështu prokurorinë e KR.
Në mbledhjen e sotme, KLP do të vendosë për transferimin e 12 prokurorëve:
– Arens Çela,
– Blerim Tominaj,
– Besim Hajdarmataj,
– Artan Bajrami,
– Eugen Beçi,
– Doloreza Musabelliu,
– Elisabeta Imeraj,
– Manjola Kajana,
– Përparim Kulluri,
– Vladimir Mara,
– Sonila Muhametaj,
– Pranvera Pustina.
Po ashtu, KLP do të transferojë në pozicione të tjerë prokurorët që janë emëruar përkohësisht nga ish-kryeprokurorja Arta Marku në Prokurorinë e Shkallës së Parë dhe të Apelit për Krime të Rënda: Isa Jata, Donika Prela, Anton Martini dhe Dritan Prençi.
Me këto vendime, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të shkrihet si institucion.
Një pjesë të funksioneve të PKR-së do të vazhdojë t’i kryejë SPAK,i cili u themelua më 25 nëntor 2019, me 8 prokurorë. SPAK pritet të fillojë punën pas betimit të prokurorëve tek Presidenti Meta.