KLP sulmi ndaj prokurorit Muçaj, akt terrorist ndaj drejtësisë

Nga Exit News
KLP sulmi ndaj prokurorit Muçaj, akt terrorist ndaj drejtësisë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arian Muçaj, njëherësh dhe inspektor në këtë institucion.

Në një deklaratë në faqen zyrtare, KLP e ka konsideruar sulmin një akt të të papranueshëm që synon të frikësojë prokurorin dhe të cënojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë mësoi me indinjatë të thellë lidhur me aktin kriminal që ka ndodhur dje mbrëmë kundër prokurorit Arjan Muça, prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër i komanduar pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në pritje të përfundimit të hetimit, të cilit e presim me padurim, ajo që ka ndodhur dje mbrëmë në Tiranë duket si një sulm i shënjestruar ndaj prokurorit për shkak të funksionit të tij. Si i tillë, ky sulm përbën një akt të papranueshëm që synon të intimidojë prokurorin dhe të cënojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë penale në luftën kundër krimit.”

KLP deklaroi se çdo sulm ndaj prokurorëve është një akt terrorist ndaj sistemit të drejtësisë dhe i bëri thirrje prokurorisë të hetojë mbi ngjarjen e të parandalojë akte të tilla në të ardhmen.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme