Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) emëroi sot 8 nga 15 anëtarët e Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Kushteta thotë se për funksionimin e SPAK-ut duhen minimumi 10 anëtarë.
Prokurorët e emëruar janë:
- Altin Dumani, Prokuroria e Apelit Tiranë
- Arben Kraja, Prokuroria e Përgjithshme
- Behar Dibra, Prokuroria e Krimeve të Rënda
- Edvin Kondili, Prokuroria e Krimeve të Rënda
- Elida Celami (Kaçkini), Prokuroria e Tiranës
- Ened Nakuçi, Prokuroria e Krimeve të Rënda
- Enkeleda Millonai, Prokuroria e Elbasanit
- Klodian Braho, Prokuroria e Krimeve të Rënda
Emërimet morën nga 11 vota dhe Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi tha se ato do të hyjnë në fuqi më 19 dhjetor pas betimit te Presidenti.
Gjatë mbledhjes së sotme KLP hapi edhe garën për drejtuesin e SPAK-ut, drejtuesi i së cilës do të zgjidhet mes 8 anëtarëve të emëruar. Ata kanë 15 ditë kohë për të paraqitur kandidaturat. Mandati i kryetarit është 3 vjeçar. Kryetari më pas do të ketë në dorë nisjen e procedurës për plotësimin e SPAK me prokurorë të tjerë në mënyrë që të plotësohet numri minimal prej 10 prokurorësh që kërkon Kushtetuta.
Kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, propozoi që çdo anëtar të votojë për kryetarin e SPAK-ut duke shpjeguar pikëzimin e tij një formular pasi të njihen me platformën konkurruese të secilit kandidat.