Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi të premten garën për drejtues të 28 prokurorive të shkallës së parë dhe të apelit, shumica e të cilave drejtohen nga prokurorë me emërim të përkohshëm.
Në një njoftim zyrtar, KLP bën të ditur se kandidatët duhet të dorëzojnë aplikimin e tyre brenda dy javëve të ardhshme.
Në fund të tetorit, KLP miratoi disa ndryshime në rregulloren për caktimin e drejtuesve të prokurorisë.
Sipas ndryshimeve të reja, KLP do të kryejë vetë rivlerësimin e kandidatëve për në krye të prokurorive, pa pritur komisionet e vetingut.
Gjithashtu, KLP ka vendosur që ti bëj kontroll pasurie dhe figure kandidatëve që e kanë kaluar procesin e rivlerësimit nga KPK dhe KPA.