Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dorëzuar sot në Kuvend listën e kandidatëve të renditur sipas vlerësimit për Prokuror të Përgjithshëm.
KLP, më 14 nëntor renditi tre kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm. I pari u rendit prokurori i Krimeve të Rënda Olsian Çelën, e dyta Arta Markun dhe në vend të tretë prokurorja e Apelit Tiranë Fatjona Memcaj.
Sipas Ligjit Për Prokurorinë, KLP i ka renditur kandidatët bazuar në tre kritere; morale, profesionale dhe organizative. Për të realizuar këtë KLP miratoi metodologjinë e vlerësimit të tyre, e cila parashikon një sistem pikësh për secilin kriter.