KLP shkarkon prokurorin e Krujës, Bujar Memia

Nga Exit News
KLP shkarkon prokurorin e Krujës, Bujar Memia

Këshilli i Lartë i Prokurorisë shkarkoi të mërkurën prokurorin e Krujës, Bujar Memia.

Në seancën e mbajtur sot, KLP pranoi kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Meta për shkarkimin e prokurorit Memia.

Anëtarët e KLP-së votuan me 10 vota pro dhe një kundër për shkarkimin e tij.

ILD, më 12 shkurt 2021 kërkoi shkarkimin e prokurorit të Krujës, Bujar Memia për lirimin e Hekuran Billës.

ILD argumentoi se prokurori Memia ka kryer shkelje të ligjit dhe ka cenuar figurën e magjistrantit. Në kërkesën drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ILD u shpreh se ka shqyrtuar mbi 25 vendime ku prokuror ka qënë Bujar Memia dhe ka arritur në konkluzionin se ai nuk ka ushtruar detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

Në raport me faktet e provuara gjatë hetimit hetimi disiplinor dhe pas një vlerësimi të hollësishëm të çdo prove veçmas dhe të gjitha provave së bashku,  konstatohet se nga ana e magjistratit subjekt hetimi disiplinor Bujar Memia janë ndërmarrë veprime/mosveprime të cilat kanë të bëjnë me:


–    Mospërmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë dhe pas gjykimit.
–    Mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit dhe mosveprime e sjellje të magjistratit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin.
–    Mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve gjatë gjykimit, mosveprime e sjellje të magjistratit, që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor.
–    Mosrespektim i rëndë dhe i vazhduar i legjislacionit material dhe procedural penal.”

Memia ka qënë prokurori i çështjes së lirimit të Hekuran Billës, të vrarë në 11 qershor në komunën e Parisit .

LEXO  Facebook vendos të mërkurën mbi llogarinë e ish-presidentit Trump

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme