
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi prokurori Arben Kraja drejtues të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ai mori gjashtë vota nga anëtarët e KLP.
Në garë për këtë post ishin Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili.
KLP zhvilloi dje intervistat me tre kandidatët për kreun e SPAK. I pari që prezantoi platformën e tij ishte Prokurori Altin Dumani , më pas prokurori Arben Kraja dhe i fundit Edvin Kondili.