KLSH dërgon në prokurori drejtorin e Spitalit Psikiatrik Vlorë, ka shkaktuar 26 milionë lek dëm

KLSH dërgon në prokurori drejtorin e Spitalit Psikiatrik Vlorë, ka shkaktuar 26 milionë lek dëm

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht në prokurori Drejtorin e Spitalit Psikiatrik të Vlorës Kujtim Llapi pasi ka shkakuar një dëm prej 26 milionë lekësh nga janari 2014 deri në shkurt 2017.

KLSH njëkohësiht i ka propozuar ministrit të Shëndetësisë të lajgojë drejtorin nga detyra.

KLSH shpjegon se aktualisht dëmi në buxhetin e shtetit nga kontratat e nënshkruara nga drejtori i spitalit arrijnë në 26 milionë lekë, ndërkohë që dëmi ekonomik i mundshëm në të ardhmen, pra nga vazhdimi i këtyre kontratave shkon deri në 31 milionë lekë.

Drejtori i spitalit Kujtim Llapi  akuzohet se gjatë 3 vjetëve ka realizuar procedura me negocim pa shpallje paraprake te kontratës, kur sipas ligit duhet të kishte përdorur procedurat e prokurimit publik.

Po ashtu drejtori ka zhvilluar procedura të prokurimit publik për materiale dhe shërbime që janë kompetencë e ministrisë së Brendshme, ndaj procedurat e prokurimit duhet të kryhen nga kjo e fundit.

Tjetër akuzë ndaj drejtorit është se në disa raste ka zhvilluar procedurat të prokurimit të shërbimeve që llogariten në bazë vjetore, për periudha të gjata kohore, deri në 4 vjet, pa argumentuar arsyet.

Kallëzimi penal nga KLSH vjen pak ditë pas publikimit të raporit të auditit në institucionet shtetërore ku u gjet një dëm prej 590 milionë eurosh në buxhetin e shtetit

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>