Kontrolli i Lartë i Shtetit i kërkoi parlamentit komision hetimor për marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe CEZ. Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka paditur ministrin e energjisë Damian Gjiknuri, si përgjegjës për humbjen e 479 milion euro në buxhetin e shtetit përmes marrëveshjes për mbylljen e arbitrazhit me kompaninë ceke CEZ.
Padia e KLSH-së bazohet në auditimin që ky institucion ka kryer në ministrinë e energjitikës. Pas publikimit të raportit, kryeministri Rama dhe ministri i energjisë Damian Gjiknuri e hodhën poshtë raportin e KLSH-së dhe akuzuan krerët e këtij institucioni se janë sponsorituar nga opozita. Pas këtyre qëndrimeve KLSH ka sqaruar se i gjithë raporti i këtij institucioni bazohet në fakte e dokumente të pakundërshtueshme.
Për këtë arsye, kryetari i KLSH-së, Bujar Leksaj, i ka kërkuar përmes një letre, kryetarit të kuvendit, ngritjen e një komisioni hetimor për të vërifikuar raportin e KLSH-së për ministrinë e eregjitikës. Kërkesa e KLSH-së i drejtohet edhe kryetarëve të grupeve parlamentare.