KLSH raporton gjetjet e raportin vjetor: 17,7 milionë euro dëm nga qeveria

Nga Exit News
KLSH raporton gjetjet e raportin vjetor: 17,7 milionë euro dëm nga qeveria

Kontrrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur 17,7 milionë euro dëm të shkaktuar nga institucionet shtetërore në vitin 2020. Gjatë raportimit në Kuvend, të enjten, të raportin vjetor të dorëzuar në maj, Kryetari i KLSH-së Arben Shehu u shpreh se në një vit u kryen 143 hetime për 91 subjekte.

Nga raporti i KLSH për vitin 2020, dëmi ekonomik nga parregullsitë dhe shkeljet financiare rezulton në shumën 2,193,692 mijë lekë.
Ndërsa, dëmi i ardhur si pasojë e parregullsive apoel paligjshmërive, rezulton në vlerën 85,867,279 mijë lekë.

Pasojat negative zakonisht i referohen përdorimit jo eficent të fondeve dhe mungesës së kontrollit në prokurimet publik.

Në total, KLSH llogarit se institucionet kanë shkaktuar një dëm prej 88 060 971 lekë ndaj financave publike për vitin 2020.

Parregullsitë më të mëdha vërehen në lidhje me “administrimin e të ardhurave tatimore dhe jo tatimore; menaxhimin jo të kujdesshëm në procesin e përdorimit të fondeve publike; keqadministrimin e pronës shtetërore ndjekur nga paligjshmëritë procedurale dhe ineficencat në realizimin e procedurave të prokurimit publik.”

KLSH raporton se ka bërë 8 kallëzime dhe padi penale për shkeljet e konstatuara.

Prej tyre, 5 raste i janë dërguar prokurorisë si indicie penale, 1 si kallëzim penal dhe 2 për vlerësim të elementëve të mundshëm të veprës penale.

Në raport theksohen edhe parregullsitë në procedurat e prokurimit, ku:

– 33% e tyre rezultojnë me një ofertues të vetëm;

– prokurimet janë të përqëndruara në institucione dhe ente publike, të cilat kanë konsumuar 96% të fondit limit;

– pjesa më e madhe e tyre janë të përqëndruara në Tiranë;

– volumi i madh i ankesave nga operatorët ekonomik shihet si tregues i mungesës së besimit në procesin e prokurimeve.

Një tjetër shqetësim i KLSH-së është mungesa e raportimit apo raportimi i pjesshëm i detyrimeve të prapambetura të institucioneve.

Këtu përfshihen detyrimet nga vendimet gjyqësore ndërkombëtare apo mungesa e raportimit të stokut të rimbursimit të TVSH-së nga Drejtoria e Tatimeve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>