Koalicion i ri qeveritar në Malin e Zi: Đukanović dhe Abazoviç

Nga Exit News
Koalicion i ri qeveritar në Malin e Zi: Đukanović dhe Abazoviç

Presidenti i Malit të Zi Milo Đukanović, mund të bëj koalicion qeverisës me Lëvizjen Qytetare të URA-s së Dritan Abazoviçit. Këtë deklaratë presidenti e ka bërë të martën, 13 prill në emisionit “Teleskot”, të televizionit të Malit të Zi TVCG.

Ai u shpreh se një koalicion i gjërë do të ishte në të mirë të vendit.

“Që nga mesi i gushtit 2020, Mali i Zi përshkruhet si një vatër e mundshme dhe një burim paqëndrueshmërie,” tha Gjukanoviç, duke shtuar se ai nuk mendonte se problemi ishte vetëm ndryshimi i qeverisë.

“Kjo paqëndrueshmëri u prodhua nga politika e qeverisë së re, e cila goditi vlerën themelore të Malit të Zi dhe rrezikoi laicitetin e shtetit”, i tha Gjukanoviç TVCG.

Presidenti vlerësoi se besimi i partnerëve të NATO-s në Malin e Zi është tronditur. Ai gjithashtu vlerësoi se qeveria e re morri, siç tha ai, shuplaka serioze nga BE.

“Vlerësimi i sotëm i situatës së sigurisë në Malin e Zi është më i pafavorshëm se një vit më parë, por unë besoj se ka arsye që Mali i Zi të ruajë stabilitetin,” tha Gjukanoviç.

Gjukanoviç vlerësoi se Mali i Zi deri më tani ka treguar aftësinë për të ruajtur pavarësinë e tij, pavarësisht ndikimeve të kqëija, siç tha ai, kryesisht të Rusisë drejtuar BE dhe SHBA-ve.

“Unë jam absolutisht i bindur se ne jemi në gjendje të mbrojmë vlerat themelore të shoqërisë malazeze, unë jam absolutisht i vendosur për të mbrojtur arritjet e Malit të Zi. Unë besoj se kjo gjeneratë e njerëzve që jetojnë në Malin e Zi ka arritur punën e saj duke rivendosur në Malin e Zi pavarësinë”, tha Presidenti i shtetit dhe tha se Mali i Zi nuk do të ndalet në rrugën e zhvillimit të mëtejshëm.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>