Trajtimi me kolkicinë i pacientëve me COVID-19 ul ndjeshëm kohën e qëndrimit në spital dhe nevojën për oksigjen shtesë, sipas një studimi të kryer në Brazil.
Hulumtimi u krye midis prillit dhe gushtit të vitit të kaluar në 75 pacientë të shtruar në spital me gjendje mesatare dhe të rënduar COVID-i.
Rezultatet e studimit tregojnë se trajtimi me kolkicinë uli me më shumë se 20% shtrimet në spital dhe vdekjet e pacientëve me Covid-19, raporton The Guardian.
Kolkicina është ilac që përdoret për të kuruar sëmundjet reumatike si përshembull artriti.
Testimet e fundit treguan se ajo zvogëlon inflamacionin e trupit dhe ndihmon në shmangien e dëmtimit të qelizave që veshin muret e enëve të gjakut.
Studiuesit shtuan se terapia me kolkicinë nuk ishte i shoqëruar me efekte anësore serioze, të tilla si dëmtimi i zemrës ose mëlçisë, faktorë që ndonjëherë janë lidhur me disa ilaçe të tjera të përdorura për të trajtuar COVID.
Ulja e nevojës për terapi me oksigjen dhe kohëzgjatjes së qëndrimit në spital ulin gjithashtu kostot e kujdesit shëndetësor dhe nevojën për shtretër spitalorë, shtuan studiuesit.