Agjensia për Refugjatët e Kombeve të Bashkuara (UNCHR) i kërkoi BE-së hetim në lidhje me kthimin e paligjshëm të emigrantëve.
Në një deklaratë të lëshuar të enjten, UNCHR ka reaguar pas raporteve të fundit ne lidhje me veprimtarinë e Frontex. Ajo kërkoi një hetim të thelluar për shkeljet dhe keqtrajtimet e mundshme ndaj emigrantëve.
Më herët Frontex ka pezulluar veprimtarinë e tij në Hungari për shkak të një vendimi të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, e cila gjeti shkelje të procedurave në kthimin e emigrantëve.
Nga ana tjetër ndaj Zyra europiane kundër korrupsionit (OLAF) ka nisur hetimet ndaj Frontex për akuzat e ngacmimeve seksuale, keqtrajtim dhe kthim të paligjshëm të emigrantëve.