Kombet e Bashkuara kërkojnë hetim për kthimin e paligjshëm të emigrantëve në BE

Nga Exit News
Kombet e Bashkuara kërkojnë hetim për kthimin e paligjshëm të emigrantëve në BE

Agjensia për Refugjatët e Kombeve të Bashkuara (UNCHR) i kërkoi BE-së hetim në lidhje me kthimin e paligjshëm të emigrantëve.

Në një deklaratë të lëshuar të enjten, UNCHR ka reaguar pas raporteve të fundit ne lidhje me veprimtarinë e Frontex. Ajo kërkoi një hetim të thelluar për shkeljet dhe keqtrajtimet e mundshme ndaj emigrantëve.

Më herët Frontex ka pezulluar veprimtarinë e tij në Hungari për shkak të një vendimi të Gjykatës Europiane të Drejtësisë, e cila gjeti shkelje të procedurave në kthimin e emigrantëve.

Nga ana tjetër ndaj Zyra europiane kundër korrupsionit (OLAF) ka nisur hetimet ndaj Frontex për akuzat e ngacmimeve seksuale, keqtrajtim dhe kthim të paligjshëm të emigrantëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>