Bashkia Tiranë instalon tunel dezinfektimi për njerëzit në tregun e Kombinatit

Nga Exit News
Bashkia Tiranë instalon tunel dezinfektimi për njerëzit në tregun e Kombinatit

Nga e hëna, qytetarët duhet të dizinfektohen para se të hyjnë në tregun e Kombinatit në Tiranë duke kaluar përmes një pajisje dezinfektimi dhe më pas do të duhet të mbajnë radhën në kordonët e vënë nga bashkia.

Bashkia ka vendosur një tunel dezinfektimi në hyrje të tregut dhe më pas ka vizatuar shenja 1 metër larg njëra-tjetrës përpara çdo shitësi, që do t’i shërbejnë qytetarëve të mbajnë radhën.

Asnjë qytetar nuk lejohet të hyjë në treg nëse nuk ka maskë dhe doreza. Një postobllok policie në hyrje të tregut po monitoron zbatimin e masave nga qytetarët.

Këto masa u morën pasi të premten, 3 prill, në këtë treg kishte një dyndje të madhe qytetarësh, të cilët nuk respektonin asnjë masë distancimi nga njëri-tjetri.

Kryeministri Rama paralajmëroi se do të detyronte ushtrinë dhe policinë që të mbanin radhën mes qytetarëve të papërgjegjshëm dhe lajmëroi se do të gjobitej dhe ndëshkohej rëndë kushdo që nuk zbatontë masat dhe kufizimet.

2 komente

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme