Komisioneri për Menaxhimin e Krizave Janez Lenarčič ndodhet në Tiranë, pas vendimit të KE për të dhuruar 15 milionë euro, për të parë nga afër gjendjen dhe të krijojë një tablo më të qartë të situatës së ndërtesave të prekura, si dhe të bëjë një vlerësim paraprak të llojit të ndihmës që nevojitet për rindërtimin
Eurokomisioneri Lenarčič deklaroi se Bashkimi Europian do të ndihmojë Shqipërinë për të kaluar këtë situatë. Në një takim me kryeministrin Rama ai u shpreh:
“Prania ime tregon solidaritet. Synimi është që Shqipëria të mos ndjehet se këtë situatë do e kalojë vetëm. Kemi një angazhim të fortë e solid për të bërë gjithçka që është e mundur në këtë situatë të vështirë”