Komisioneri për punët e jashtme, Borrell kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Nga Exit News
Komisioneri për punët e jashtme, Borrell kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Komisioneri për punët e jashtme të BE-së Josep Borrell është në favor të një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë që nuk përfshin shkëmbimin e territoreve.

Radio Free Europe raporton se Borrell paralajmëroi se shkëmbimi i territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të ketë një “efekt domino” në të gjithë rajonin. “Gjëja më e mirë për të bërë,” tha ai, “është ruajtja e status quo-së.”

Borrell deklaroi se megjithëse çdo marrëveshje duhet domosdoshmërisht të ketë mbështetjen e Kosovës dhe të Serbisë, të dy vendet nuk mund të veprojnë ashtu si dëshirojnë, pasi veprimet e tyre mund të sjellin pasoja të mëtejshme në rajon.

Në fillim të këtij muaji, Borrell refuzoi të përjashtojë shkëmbimin e territoreve si një mundësi për një marrëveshje Kosovë-Serbi, por i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak deklaroi se shkëmbimi i territoreve nuk ishte në axhendën e BE.

Lidhur me rolin e Shteteve të Bashkuara në dialog, Borrell tha se BE “nuk po garon” me SHBA-të. Ai theksoi se dialogu ishte filluar nga BE. “Nëse SHBA-të dëshiron të ndihmojnë,” tha ai, “kjo është një gjë e mirë. Le të na japin një dorë”.

Borrell njoftoi gjithashtu se dialogu do të fillojë menjëherë sapo të stabilizohet situata e brendshme politike e Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>