Komisioneri publik ka ankimuar vendimin e KPK-së konfirmimit në detyrë të prokurorit Anton Martini.
Martini u konfirmua në detyrë më 29njanar 2020. Ai është prokuror i SPAK.
Prokurori Martini ka qënë prokurori i disa dosjeve të rëndësishme.
Anton Martini është prokurori që ngriti akuzat e rënda për tradhëti dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore kundër Dritan Zaganit dhe që urdhëroi arrestimin e tij. Me anë të akuzave të sajuara të ngritura nga Martini, Dritan Zagani u mbajt për disa muaj i burgosur, por më në fund Gjykata e Krimeve të Rënda i hodhi poshtë akuzat e Martinit duke e reduktuar çështjen në shpërdorim detyre dhe duke ja kaluar hetimet Prokurorisë së Fierit.
Rasti tjetër i debatueshëm i Anton Martinit ka qenë hetimi për mbi gjashtë muaj i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për bashkëpunim me grupe kriminale për të manipuluar zgjedhjet e vitit 2017. Në këtë hetim, Martini në mënyrë të pashpjegueshme nuk përfshiu si provë një sërë përgjimesh të bisedimeve telefonike ndërmjet Dakos dhe elementëve kriminalë, ku diskutoheshin favoret që Dako do t’ju ofronte kriminelëve me kontrata dhe fonde publike në shkëmbim të sigurimit nga ana e tyre të votave në favor të PS-së. Ky veprim i Martinit, praktikisht e shkatërroi hetimin ndaj Dakos dhe hetimi vazhdon të mbetet i bllokuar.