
Komisioneri Publik, Darjel Sina ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për përfundimin e procesit të rivlerësimit për ish-inspektorin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Piro Samara.
KPK vendosi të përfundojë procesin e rivlerësimin për Samarën, pasi ai nuk gëzonte më statusin e magjistrantit.
Komisioneri Sina kundërshtoi këtë vendim me argumentin se vendimi është i paqartë dhe se është i pabazuar në fakte apo prova.
Komisioneri Sina i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të ndryshojë këtë vendim.