Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares së Tiranës, Marinela Osmani

Nga Exit News
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares së Tiranës, Marinela Osmani

Komisioneri Publik kërkoi të premten shkarkimin e gjyqtares së Tiranës, Marinela Osmani. Përmes ankimit në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, Komisioneri kërkon një zgjidhje nëse ajo do të trajtohet ndryshe nga bashkëshorti i saj, Gentian Osmani.

Ankimi i Komisionerit erdhi pas rekomandimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. ONM pohoi se gjetjet financiare për gjyqtaren janë identike me ato të bashkëshortit të saj Gentian Osmani, i cili u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

ONM i kërkoi KPA të vendosë standarte për gjykimin e këtyre magjistrantëve.

Osmani u konfirmua në detyrë në shkurt të këtij viti.

KPK gjeti një mungesë të ardhurash në vlerën 3.5 milionë lekë për vitet 2010-2016 si dhe probleme me pagesën e një shume prej 32,680 eurosh për blerjen e një apartamenti, probleme që janë identifikuar më herët gjatë rivlerësimit të ish-prokurorit Gentjan Osmani, i cili është bashkëshort i gjyqtares.

Në lidhje me profesionalizmin dhe figurën KPK nuk gjeti probleme.

Bashkëshorti i saj, Gentian Osmani u shkarkua nga detyra për mungesë të burimeve të ligjshme. Osmani u konfimua në gusht të 2018 nga Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, por tre muaj më vonë, në nëntor, Komisioneri Publik me rekomandin të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit(ONM) apeloi vendimin duke kërkuar shkarkimin e tij.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>