
Komisioneri i Zgjerimit Oliver Varhelyi theksoi rëndësinë e lejimit të koalicioneve paszgjedhore. Në një konferencë për shtyp me Kryeministrin Rama, të mërkurën, në Tiranë, tha se:
“Unë thjesht do përsëris se për aq kohë sa koalicionet paszgjedhore nuk ndalohen, por lejohen, me anën e ketyre reformave atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj, me një mendje të hapur. Nuk mund të kufizojmë të drejtat e te zgjedhurve për të formuar koalicione para ose pas zgjedhore”.
Ai i kërkoi partive politike ta shohin me mendje të hapur ligjin për garimin me koalicione me listë të përbashkët. Varhelyi i kujtoi në mënyrë indirekt partive politike se, BE pret që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje:
“Marrëveshjet e datës 5 qershor ishin shumë të rëndësishme dhe në bazë të asaj marrëveshje presim që të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhje”.