Komisioni Europian ngre rezerva me pajisje mjekësore për vendet e BE-së

Nga Exit News
Komisioni Europian ngre rezerva me pajisje mjekësore për vendet e BE-së

Komisioni Evropian ka vendosur të krijojë një rezervë emergjence me pajisje mjekësore si ventilues dhe maska për të ndihmuar vendet e BE-së në kuadër të pandemisë së krijuar nga koronavirus.

Presidentja Ursula von der Leyen tha se: “kjo është hera e parë që BE krijon një rezervë për pajisjet mjekësore. Nga kjo rezervë do të përfitojne të gjtiha vendet e BE-së.”

Pajisjet mjekësore pjesë e rezervës janë:

 – Pajisje për frymëmarrje të drejtuar;

 – Pajisje për mbrojtjen personale si maska;

 – Vaksina dhe terapi;

 – Pajisje laboratorike.

Si do të funksionojë rezerva e shpëtimit?

Rezervat do të mbahen nga një prej vendeve anëtare. Vendi do të jetë përgjegjës për prokurimin e pajisjeve.

Buxheti fillestar është 50 milionë euro, nga të cilat 40 milionë duhet të miratohen nga autoritete buxhetore.

Pas datës 20 mars, kur ligji të hyjë në fuqi, vendet anëtare, të cilat duan të përdorin këtë rezervë mund të aplikojnë për grant tek Komisioni Evropian.

Komisioni Evropian do të mbulojë 90 për qind të shpenzimeve për krijimin r rezervës, 10 për qind do të financohet nga vetë vendi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>