Komisioni Europian ul parashikimin e tij për rritjen ekonomike

Gusht 2015:

Këshilli i Ministrave parashikoi përshpejtimin e rritjes ekonomike nga 3.0 për qind në 2015 deri në 4,5 për qind në 2018.

Nëntor 2015:

Ministri i Financave Cani u shpreh se rritja ekonomike për vitin 2016 pritet të jetë 3,4 për qind.

Nëntor 2015:

Komisioni Europian parashikoi se rritja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2016 do të jetë 3,3 për qind.

Dhjetor 2015:

Kryeministri Rama përforcon deklaratën e Ministrit Cani, duke deklaruar se parashikimi i rritjes ekonomike për 2016-tën është 3,4 për qind.

3 Shkurt 2016:

Ministri i Ekonomisë deklaron se rritja ekonomike për vitin 2016 pritet të jetë 3,4 për qind, ndërsa për vitin 2017 mbi 4 për qind.

5 Shkurt 2016:

Komisioni Europian ul parashikimin për rritjen ekonomike të vendit nga 3, 3 për qind në 3,2 për qind. Parashikimi për vitin 2017 është 3,5 për qind , më shumë së 0,5 për qind më i ulët së parashikimi i qeverisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>