Komisioni Hetimor i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ka shqyrtuar të hënën materialet filmike të transmetuar në televizionet kombëtare dhe vendore, si dhe postimet e rrjeteve sociale.
Anëtarja e Komisionit Hetimor, Klotilda Bushka lexoi postimet e Metës në rrjetet sociale.
Spartak Braho u shpreh se ka mbi “40 postime me përmbajtje kriminale, totalisht në kundërshtim me ligjin, komplote, fyerje ndaj funksionarëve shtetërore dhe ndërkombëtar”.
Ndërsa, Edmond Stojku kërkoi nga Presidenca edhe dolumentat për dhënien e shtetësisë shqiptare:
“Rasti i Presidencës lituaneze për këtë proces, them që në provat të shtohet edhe kjo pikë, që ka qenë temë e nxehtë për të paktën dy vitesh”.
Kryetari i Komisionit, Alket Hyseni u shpreh se do t’i kërkoj presidencës korespondencën me institucionet e vendit gjatë periudhës zgjedhore.
Më 18 maj, Komisioni Hetimor ka kërkuar praninë e presidentit në seancë dëgjimore, por ende nuk ka një përgjigje të Metës nëse do ët marr pjesë ose jo.