Komisioni Hetimor nuk do të thërrasë më Presidentin Ilir Meta për të dëshmuar në seancën dëgjimore për procesin e shkarkimit të tij, në mbledhjen e datës 24 maj. Komisioni vendosi diskutimin, nesër, 25 maj të provave të mbledhura.
Deputeti Spartak Braho propozoi thirrjen me frocë të Metës pas refuzimit të dy ftesave të Komisionit nga Meta.
Ndërsa, deputetët Hysi, Murrizi dhe Bushka propozua që Komisionit të mos i dërgojë më ftesa presidentit.
Presidenti Meta përmes një letre drejtuar Kuvendit u shpreh se nuk i njeh njoftimet e strukturave të paligjshme të ngritura në kundërshtim me Kushtetutën, nga Kuvendi.