Komisioni i Ligjeve rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta për shtetësinë, në mbledhjen e së mërkurës.
Presidenti Meta rikthehu në Kuvend, më 15 gusht ligjin për shtetësinë, me arsyetimin se:
1 —Parashikimet e ligjit për të drejtat dhe detyrimet për të aplikuar për nënshtetësinë shqiptare është në kundërshtim me nenet “19 dhe 92, shkronja “c” të Kushtetutës”.
2 —Nuk ka patur një konsultim të mirëfilltë me institucionet përgjegjëse në trajtimin e kërkesave për dhënien apo lejimin e lënies së shtetësisë shqiptare.
3 – Ligji i miratuar nga Kuvendi ka ndryshime të mëdha në krahasim me draftin e hartuar nga Ministria e Brendshme dhe institucioni i Presidentit.