Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit për kthimin e ligjit për Policinë e Shtetit.
Ndaj këtij vendimi vetëm deputeti Myslym Murrizi votoi kundër.
Me 24 nëntor Presidenti Meta ktheu në Kuvend ligjin, me argumentin se shkel parimin e ndarjes së pushteteve dhe cenon pavarësinë e prokurorisë.
Në shkurt të 2020, qeveria miratoi disa ndryshime në ligjin për policinë, të cilat i jepnin policisë së shtetit të drejtën të përgjojë dhe gjurmojë qytetarët vetëm me vendim të saj për një periudhë deri në tre muaj, pa kërkuar fare leje nga gjykata.
Më pas shumica socialiste u tërhoq ky propozim duke parashikuar se policia nuk do të përgjojë por vetëm do të mbikqyri.
Exit shkroi më parë në një artikull se ky projektligj jo vetëm shkel Kushtetutën dhe ligjin, por dhe parimin e ndarjes së pushteteve, duke i dhënë qeverisë qeverisë kompetencat e prokurorisë.