Më 12-13 shkurt u zhvillua në Tiranë takimi i 12-të i Komisioni Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri. Komisioni ka rikonfirmuar mbështjen ndaj Shqipërisë për hapjen e bisedimeve me BE-në. Ai ka kërkuar zbatimin e reformës në drejtësi, e cila do të gjykohet vetëm përmes arritjeve të rëndësishme dhe të pakthyeshme. Në dokument cilësohen prioritetet kryesore të autoriteteve shqiptare në zbatimin e ligjit, të cilat janë:
Zyrtarët e lartë nuk duhet të përfitojnë nga asnjë lloj trajtimi i veçantë në krahasim me qytetarët e zakonshëm, ata duhet të dënohen.
Autoritetet shqiptare duhet të tregojnë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshmë në luftën kundër korrupsioni dhe krimit të organizuar me anë të prokurorëve dhe gjyqtarëve të paanshëm, dhe të vazhdojnë përpjekjet e tyre në vendosjen e një rruge të gjurmueshme për hetime efektive, ndjekje penale dhe dënim për çështje të krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave etj, në të gjitha nivelet dhe të sigurojën pakthyeshmërinë e tyre.
Autoritetet shqiptare duhet të luftojnë kundër korrupsionit, kultivimit dhe trafikimit të drogës, pastrimit të parave dhe krimit të organizuar.
Për reformën në drejtësi:
Komisioni duhet të shoh rezultate konkrete, në reformën në drejtësi, në vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve, procese që janë në thelb të rekomandimit të kushtëzuar të Komisionit për hapjen e bisedimeve.
I bënë thirrje qeverisë shqiptare dhe kuvendit të sigurojë burimet e duhura për institucionet e vetingut në të gjitha fazat e procesit, në mënyrë që të sigurohet funksionimi i tyre i pavarur dhe i vazhdueshëm; vlerësimet dhe rishikimet periodike janë të nevojshme për të caktuar fonde të vazhdueshme.
Ndërsa për luftën kundër trafikimit dhe prodhimit të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit Komisioni shkruan se:
Kujtojmë se ka një lidhje të qartë ndërmjet varfërisë, nivelit të lartë të papunësisë dhe lulëzimit të tregtisë së kanabisit.
Duhet të merren masa të qëndrueshme kundër drogave, përfshirë drogat e rënda.
Duhet të frocohen masat kundër kultivimit të drogës, prodhimit dhe trafikimit, në veçanti të identifikohen, hetohen dhe dënohen rrjetet kriminale që qendrojnë pas tragetisë së narkotikëve dhe të sigurohet në praktikë sekuestrimi i produkteve kriminale, instrumentave dhe përfitimeve nga këto aktivitete kriminale.
Për emigracionin e paligjshëm:
Autoritete shqiptare duhet të adresojnë shkakun e numrit të lartë të emigrantëve.
Për koncesionet dhe PPP-të:
Autoritetet shqiptare duhet të adresojnë në mënyrën e duhur dhe të forcojë mbikqyrjen e PPP-ve.
Për ligjin e kthimit dhe kompesimit të pronave:
Autoritete shqiptare duhet të zbatojnë vendimin e Gjykatës kushtetuese për ligjin e ri të kthimit dhe kompesimit të pronave dhe të tregojë arritje të prekshme në këtë çështje.
Për lirinë e medias në vend:
Duhet të zbatohet legjislacioni për lirinë e shprehjes, përfshirë zbatimin e kodit të punës për të forcuar mbrojtjen e punës dhe të drejtave shoqërore të gazetarëve dhe të tregohet pozitive në këtë çështje.
Për reformën zgjedhore dhe klimën politike:
Debati politik duhet të ndodhi në Kuvend në zbatim të ligjeve dhe procedurave ekzistuese.
Duhet të zbatohen rekomanidmet e OSBE-ODIHR për reformën zgjedhore përpara zgejdhjeve të ardhshme.
Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të drejta është thelbësore për progresin e mëtejshëm të Shqipërisë në BE.
Kuvendi i Shqipërisë duhet të monitorojë zbatimin e reformave dhe përputhjen e tyre me standartet e BE-së dhe të sigurojë përfaqësimin e duhur për opozitën.
Për diskriminimin dhe dhunën në familje:
Autoritetet shqiptare duhet të marrin masa efektive në luftën kundër dhunës në familje, përjahstimit shoqëror, diskriminimit dhe gjuhës së urejteje ndaj komitetit rom, LGBT, dhe grupeve të tjera vulnerabël.