Komiteti i Ekspertëve: Fëmijët do vazhdojnë mësimin në shkolla, universiteti online

Nga Exit News
Komiteti i Ekspertëve: Fëmijët do vazhdojnë mësimin në shkolla, universiteti online

Shkollat do të vazhdojnë  të jenë të hapura, ndërsa mësimi për studentët në universitet do të vazhdojnë të zhvillohet online.

Kështu raportoi të hënën Komiteti i ekspertëve të pandemisë së Covid-19, në një konferencë për shtyp.

Mira Rakacolli theksoi se që nga hapja e shkollave në 14 shtator, nuk është vënë re ndonjë rritje e numrit të të infektuarve që mund të lidhet direkt me shkollat, ndaj nuk shihet ende e arsyeshme që ato të mbyllen:

“Gjatë këtyre dy muajve nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në influencën që ka pasur hapja e shkollave në rëndim të pandemisë.”

Duke folur për universitetet, Mira Rakacoll tha:

“Ka një rëndim të lehtë të situatës, por është në kontroll. Mësimi në universitete do të vazhdojë online edhe për një periudhë në varësi të njoftimit që do të bëjmë.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>