Komiteti i Ekspertëve tregon qytetet më problematike dhe a do rikthehet Covid-19 në vjeshtë

Nga Exit News
Komiteti i Ekspertëve tregon qytetet më problematike dhe a do rikthehet Covid-19 në vjeshtë

Kryeministri Rama zhvilloi të enjtën një takim virtual me Komitetin e Ekspertëve për Covid-19 për të diskutuar mbi situatën e Covid-19 në vend.

Exit News përmbledh më poshtë informacionet kryesore që ekspertët bënë publike gjatë takimit:

Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico:

“Shifrat janë inkurajuese, por nuk ka vend për kënaqësi. Po rritim testimet, ndërkohë mendoj që në këtë pikë duhet të angazhohemi për një fushatë ndërgjegjësimi për masat lehtësuese.” 

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino:

“Aktualisht kemi dy qytete ku kemi transmetim të virusit, Tirana dhe Kruja. Qytetet në zonat e gjelbra janë pa raste, do të vazhdojmë rritje të testimeve për të parë ku jemi deri tani. Kemi përforcuar shërbimin e gjurmimit të kontakteve, duke e ritrajnuar personelin por edhe mjeket e familjes.”

Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj:

“Pranë vijës së Urgjencës, numri i thirrjeve ka rënë shumë që nga 9 marsi. Të sëmurët COVID-19 kërkojnë të trajnohen në banesë, janë ndërgjegjësuar, nuk duan të shkojnë në spital.”

Mjeku infeksionist Tritan Kalo:

“Nuk do të ketë rikthim të valës së madhe në vjeshtë. Por me përzierjen e infeksioneve prezente, do të kemi edhe COVID. Njerëzit duhet t’i respektojnë në vijimësi masat e higjienës dhe distancimit fizik.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>