Komiteti Shqiptar i Helsinkit kritikoi Parlamentin për miratimin e shpejtë të ndryshimeve të disa ligjeve të Reformës në Drejtësi.
Përmes një postimi në Facebook, KShH shkruan se ndryshimi i legjislacionit është bërë në mungesë të transparencës dhe konsultimit me grupet e interestit.
“Së bashku me 64 organizata të shoqërisë civile, KShH […] tërheq vëmendje për selektivitetin e këtij konsultimi, duke lënë jashtë procesit të marrjes së mendimeve dhe sugjerime, organe të tjera të sistemit të drejtësisë”
Sipas Komitetit ndryshimet ulin kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për në Gjykatën e Lartë si dhe ulin numrin e e gjyqtarëve në trupat gjykuese.
“Çdo ndërhyrje në paketën ligjore të reformës në drejtësi duhet të ideohet […], në përputhje me standardet e duhura të procesit të ligjbërjes, duke garantuar gjithëpërfshirje, një proces të matur dhe në kohë të arsyeshme, transparencë të plotë ndaj publikut”, përfundon Komiteti.