Procesi i vetingut ka qënë i ngadaltë dhe jo transparent. Këto janë dy gjetjet e raporti për procesin e vetingut gjatë vitit 2019 nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
KShH pohon se gjatë 2019 janë realizuar 129 procese rivlerësimi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe 34 procese me vendimmarrje në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
KPK konfirmoi në detyrë 52 ose 40% magjistrantë ndërsa 48 të tjerë u shkarkuan. Ndërsa 28 të tjerë dhanë dorëheqje.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk riktheu asnjë në detyrë përveç dy rasteve ku u tërhoq Komisioneri Publik.
Më tej në raport theksohet se procesi ka ecur me ritme të ngadalta dhe KPK gjatë seancave dëgjimore nuk ka bërë një paraqitje të plotë të gjetjeve nga hetimi i magjistrantit.
“[…]konsiderojmë se procesi ka vijuar me ritme të ngadalta edhe përgjatë vitit 2019, referuar numrit të subjekteve të rivlerësuara dhe shpeshtësisë së seancave publike. Nga seancat publike të monitoruara në KPK vërehet se ka pasur raste të mosrelatimit në mënyrë të plotë apo qoftë edhe të pjesshme, të disa rezultateve me interes për publikun që ka prodhuar hetimi administrativ dhe veçanërisht të lidhura me denoncimet e qytetarëve”
Gjithashtu KShH gjeti se shumica e vendimeve publikohen me vonesë nga KPK.