Kompania e fluturimeve Virgin Atlantik po përpiqet të sigurojë një financim privat prej 900 milionë paund deri në fund të javës për t’i mbijetuar rënies së fitimeve nga ndalimi i udhëtimeve ndërkombëtare gjatë pandemisë.
Kompania ka marrë më shumë se 200 milionë paund nga aksionerët, përfshirë edhe nga Delta Airlines, e cila ka 49 përqind të kompanisë.
Kompania deri më tani ka hequr 3 mijë punonjës nga puna, ka reduktuar numrin e fluturimeve dhe destinacionet e fluturimeve.
Virgin Atlantics parashikon se do t’i duhet 3 vjet për të arritur në nivelin e vitit 2019.
Kompanitë ajrore në të gjithë botën janë prekur nga ndalimi i fluturimeve, dhe e ardhmja e tyre është e paqartë, pavarësisht ndihmës që kanë marrë nga qeveritë e vendeve të tyre.