
Rusia dhe Kina kanë arritur një marrëveshje, sipas së cilës Kina do të prodhojë 60 milionë doza të Sputnik V.
Shtetet do të tentojnë të bashkëpunojnë për prodhimin e vaksinave. Marrëveshja vjen ndërkohë që vaksinat e Kinës dhe Rusisë janë parë me skepticizëm nga vendet e Europës.
Por pavarësisht kësaj dhe faktit që EMA nuk i ka dhënë një aprovim për përdorim emergjent, shumë vende në Europë i kanë blerë këto vaksina. Në këtë listë bën pjesë edhe Shqipëria, e cila ka nisur vaksinimin me vaksinën kineze dhe ruse.
Fondi rus i investimeve tregon se Rusia ka rënë dakord që kompania Shenzhen Yuanxing Gene-tech Co.,Ltd të prodhojë 60 milionë doza.
Me këto doza do të vaksinohen 30 milionë qytetarë. Deri më tani 57 vende kanë marrë vaksinës Sputnik V.
Efikasiteti i saj është 91.6% sipas Lancet dhe është tashmë një nga vaksinat më të përhapura dhe të përdorura në gjithë botën.