Një kompani turke merr me koncesion 30 vjeçar Rrugën e Kombit

Një kompani turke merr me koncesion 30 vjeçar Rrugën e Kombit

Rruga e Kombit iu dha me koncesion 30 vjeçar kompanisë turke “Vendeka Bilgi Teknolojileri Ltd”.

Lajmi u bë i ditur sot nga Ministria e Transportit.

Kompania do të duhet të ndërtojë një urë mbi lumin Drin, të ndërtojë segmente e pambaruara të rrugës, të pajisë rrugën me sinjalistikën e nevojshme dhe ta mirëmbajë atë për 30 vjet.

Në garë për koncesionin ishin dy bashkime të përkohshme kompanish, e para një bashkëpunim mes kompanish shqiptare e të huaja; ndërsa e dyta, e cila u shpall dhe fituese, një bashkim mes katër kompanive turke dhe një indoneziane.

Oferta e paraqitur nga kompania fituese ishte kërkesë për subvencion në shumën 5,6 milionë euro, investim fillestar i propozuar rreth 50 milionë euro dhe investim në vazhdimësi për mirëmbajtje të rrugës rreth 320 milionë euro.

Ministria e Transportit nuk ka bërë publike detaje të tjera, por nga deklaratat e mëparshme të ministrit Haxhinasto parashikohet të vendoset një pagesë prej 5 eurosh për çdo makinë që kalon në Rrugën e Kombit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>