Kompania turke ‘Turgut Ozal’ ka paditur penalisht në prokurori policinë e shtetit, për shkak se kanë bastisur zyrat e kompanisë pa lajmërim dhe me dhunë.
Në një njoftim për media, avokati i kompanisë tha se kontrollet kanë qenë të paligjshme:
“Ka ndodhur disa kontrolle që ne i gjykojmë si të kundërligjshme, kemi adresuar kallëzimin penal. Kanë hyrë me forcë, kanë bastisur, kanë marrë me forcë faturat tatimore, libër shitjeje, amza nxënësit, kontrata me prindërit dhe nxënësit.”
Po ashtu avokati tha se kanë kallëzuar rreth 12 persona pasi kanë bërë kontroll pa patur një mandat, vendim prokuroria apo gjykate.
Disa ditë më parë, mediat raportuan se kompnia turke e cila ka në pronësi disa shkolla në vend, ndodhet nën hetim për pastrim parash.