
Kompozitori grek Mikis Theodorakis, i njohur në botë për krijimin e muzikës së filmit të famshëm amerikano-grek “Zorba”, vdiq të enjten, në moshën 96 vjeç, njoftoi Ministria greke e Kulturës.
“Një njeri i mrekullueshëm me një vështrim të mprehtë, muzika e Theodorakis evokoi vizionin e tij për botën: një dëshirë e madhe për një version progresiv, demokratik të komunizmit.
Sot kemi humbur një pjesë të shpirtit të Greqisë. Mikis Theodorakis, Mikis mësuesi, intelektuali, radikali”, tha ministrja e Kulturës Lina Mendoni.
Mikis ka krijuar 1000 vepra. Ai njihet si kompozitori më i madh grek i kohëve moderne.