Komuna e Mitrovicës shton emrin e vajzës rome në përkujtimoren e masakrës serbe

Nga Exit News
Komuna e Mitrovicës shton emrin e vajzës rome në përkujtimoren e masakrës serbe

Komuna e Mitrovicës ka shtuar emrin e vajzës rome Elizabeta Hasani në pllakatën e përkujtimores së masakrës së 1999, e cila besohet se është kryer nga forcat serbe.

Komuna njoftoi të hënën se emri i vajzës 5-vjeçare iu shtua atyre të gjashtë viktimave të tjera të masakrës.

Gjatë një ceremonie me këtë rast, kryebashkiaku Agim Bahtiri tha që emri i Elizabetës mungonte vetëm për shkak të mungesës së informacionit për identitetin e saj si viktimë.

Deputeti Albert Kinolli që përfaqëson komunitetin rom në Kosovë bëri thirrje për dënimin e autorëve.

“Kjo dëshmon që shoqëria kosovare është e hapur dhe demokratike dhe nuk diskriminon viktimat. Viktimat duhet të trajtohen në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, pavarësisht nga raca, ngjyra, bashkësia [etnike] ose partia politike,” shtoi ai.

Në mars të vitit 2020, komuna e Mitrovicës ngriti një memorial për të përkujtuar masakrën, por në të gjendeshin vetëm emrat e gjashtë shqiptarëve.

Emri i vajzës pesëvjeçare rome Elizabeta Hasani, e cila sipas aktivistit Shkelzen Gashi ishte mes viktimave, mungonte. Gashi postoi edhe një foto të pasojave të masakrës nga fotografi Tylor Hicks, i cili tregon një fëmijë të shtrirë në tokë.

Ai pretendoi se fëmija është vajza pesë-vjeçare rome Elizabeta Hasani, e cila sipas Qendrës së Ligjit Humanitar të Kosovës u vra në këtë masakër.

Tani emri i vajzës është shtuar në memorial.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>