Këshilli Komunal i Prishtinës ka miratuar propozimin e kryetarit Shpend Ahmeti për t’i dhënë 50 euro personave të infektuar me Covid-19 dhe 100 euro pensionstëve.
Kryetari i Komuniës Shpend Ahmeti njoftoi të hënën përmes një postimi në mediat sociale se aplikimi mund të kryhet “online” duke nisur nga e marta.
“Kjo për të shmangur radhët dhe kontaktin fizik në komunë. Po ashtu do të kemi ndihmë për të përgatitur aplikacionin”, thuhet në njoftim.
Ai ka shkruar se të gjitha informatat do të publikohen nga komuna, përfshi edhe aplikacionin.
Propozimi për ndarjen e 50 eurove për personat e infektuar me koronavirusin e ri u bë nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti më 18 nëntor.