Konferencë e përbashkët Rama – Varhelyi: Pikat kryesore

Nga Exit News
Konferencë e përbashkët Rama – Varhelyi: Pikat kryesore

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Vrahelyi nuk dha një datë të sigurtë për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama, në Tiranë, të enjten, në kuadër të Samiti të Ballkanit Perëndimor, Varhelyi u shpreh se:

“Në qershor do të merren këto vendime. Ne po punojmë fort. Presidenca e BE-së është e përkushtuar për të gjetur zgjidhje. Ne jemi të angazhuar dhe duam që kjo gjë të ndodh”.

Ndërsa Kryeministri Rama u shpreh se Shqipëria I ka plotësuar të gjtiha kushtet dhe tani nisja e bisedimeve është çështje e brendshme e BE-së:

“Sot, nuk ka kontestim për detyrat tona, as nga vendet anëtare. Por miqtë e mi ky ëshët një rast tjetër për të mësuar evropën dhe rrugën e futjes në këtë familje të madhe. Ka një ngërc mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”.

Përsa i përket rikthimi të lëvizjes së lirë të qytetarëve, Varhelyi sqaroi se:

“Kjo është komptencë e vetë vendeve anëtare për të vendosur për udhëtimet jothelbësore. Shtetet anëtare duhet të shohin nëse do të heqin kufizimet ose jo”.

Rama u tha gazetarëve se vendet e Ballkanit i kanë kërkuar KE dhe BE të njoh vaksinat e kryera në këto vende.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>